Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori të ri për Burgun e Sigurisë së Lartë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky investim synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
“Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ministria e Financave paraqet kërkesën për ndarjen e 200 mijë eurove. Investimi synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë në këtë institucion korrektues”, tha Kurti.







