spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Grupi shumetnik është gati që me LVV-në ta...

Krasniqi: Grupi shumetnik është gati që me LVV-në ta formojë qeverinë

spot_img

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, IRDK, Elbert Krasniqi, ka thënë se grupi shumetnik është i gatshëm që sa më parë, me partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, t’i formojnë institucionet.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, si ministër në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ai tha se zgjedhjet prodhuan rezultat të përafërt me ato të kaluarat, dhe se, sipas tij, qytetarët tash presin formimin e institucioneve.

“Grupi multietnik që është i përbërë prej tetë apo nëntë deputetëve janë të gatshëm që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve të formojnë institucionet. Zgjedhjet u mbajtën, ato prodhuan një rezultat që është përafërsisht i njëjti me rezultatin e kaluar. Qytetarët  presin që sa më parë të kemi institucione, sa më parë të kemi qeverinë e re, kuvendin funksional por edhe ta kalojmë krizën e zgjedhjes së presidentit. Qytetari ka folur dhe besoj se edhe partitë tash duhet të reflektojnë në raport me fjalën e qytetarit”, tha Krasniqi.

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese me 47.13%, e pasuar nga PDK-ja me 19.44%, pastaj nga LDK-ja me 16.69% dhe AAK-ja me 6.74%./kp

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img