spot_img
HomeSportFutboll'Nxehet' faza grupore në Botëror - dy ndeshje interesante...

‘Nxehet’ faza grupore në Botëror – dy ndeshje interesante sonte

spot_img

Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 vazhdon sot me duele vendimtare në Grupin B, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Zvicrës dhe Kanadasë.

Ndeshja që zhvillohet në stadiumin “BC Place” në Vancouver pritet të vendosë renditjen finale në grup, pasi të dyja skuadrat kanë bërë paraqitje të mira në dy xhirot e para. Zvicra vjen pas fitores bindëse 4:1 ndaj Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Kanadaja, një nga vendet organizatore të këtij Botërori, shkëlqeu me triumfin e thellë 6:0 kundër Katarit.

Kjo përballje është një nga më interesantet e ditës, me dy kombëtare që synojnë jo vetëm kualifikimin, por edhe pozitën e parë në grup për të siguruar një kundërshtar më të favorshëm në fazën eliminatore.

Ndërkohë, në Seattle zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit B mes Bosnje e Hercegovinës dhe Katarit, ku të dyja skuadrat kanë vetëm nga një pikë dhe fitorja është pothuajse detyrim për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje.

Përzgjedhësi i Bosnjës, Sergej Barbarez, ka deklaruar për Reuters se ekipi i tij do të luajë në sulm dhe nuk do të kërkojë të mbrohet, duke e cilësuar ndeshjen si vendimtare për fatin e boshnjakëve në këtë Botëror.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Katarit, Julen Lopetegui, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë “deri në fund” për të arritur fitoren e parë historike në një Kampionat Botëror si kombëtare e kualifikuar përmes eliminatoreve.

Në xhiron e tretë ndeshjet në secilin grup zhvillohen në të njëjtën kohë.

Në mesnatë (00:00) në RTK transmetohet ndeshja e Grupit C ndërmjet Marokut dhe Haitit, derisa në orën 03:00, transmetohet dueli i Grupit A, ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Koresë Jugore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img