spot_img
HomeLajmeIncident në Mensën e Studentëve, ndalohen tre persona nga...

Incident në Mensën e Studentëve, ndalohen tre persona nga Policia – njëri pranon tretman mjekësor

spot_img

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar tre persona të cilët u përfshinë në një përleshje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi, Enis Pllana, i cili tha se një person ka pranuar lëndime trupore pas përleshjes fizike dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img