spot_img
HomeLajmeKQZ po pret përfundimin e afateve të ankesave, përpara...

KQZ po pret përfundimin e afateve të ankesave, përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare

spot_img

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Por ai ka shtuar duhet të presim nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit në QNR, e cila ishte dita e mërkurë (17 qershor), afat i cili ka përfunduar të premten dhe gjithashtu, KQZ do të presë nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e rinumërimit i cili është përmbyllur të premten (19 qershor, ora 12:00).

“Para shpalljes së rezultateve, si zakonisht, KQZ do të kërkojë konfirmim nga PZAP nëse ka ndonjë ankesë që është në shqyrtim”, tha Elezi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img