spot_img
HomeLajmeDnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës...

DnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Vendim i motivuar politikisht

spot_img

Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe, ndonëse – sipas DnV-së – ata kanë kaluar të gjitha verifikimet ligjore nga institucionet kompetente.

DnV shpreh shqetësim se procesi i certifikimit është i përcaktuar qartë me ligj dhe duhet të bazohet vetëm në kritere ligjore e praktika të konsoliduara, “jo në interpretime apo vendimmarrje të motivuara politikisht”.

Organizata thekson se ky është “rasti i disatë” kur KQZ-ja devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, duke kujtuar se vendime të tilla zakonisht anulohen brenda pak ditësh nga instancat e larta të ankesave.

Sipas DnV-së, kjo shkakton vonesa të panevojshme dhe minon besimin në administrimin zgjedhor.

“DnV vlerëson se ky është tashmë rasti i disatë ku KQZ-ja devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla, brenda pak ditësh, zakonisht anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta të ankesave, duke krijuar vonesa të panevojshme dhe minuar besimin në administrimin zgjedhor”, thuhet nga ana e tyre.

DnV rikujton se verifikimi i kandidaturave është kompetencë ekskluzive e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Duke iu referuar Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ata theksojnë se Zyra rekomandon certifikimin ose jo, ndërsa roli i KQZ-së është vetëm formal – ta votojë rekomandimin e një trupi profesional të saj.

DnV u bën thirrje anëtarëve të KQZ-së të marrin vendime profesionale, të pavarura dhe në pajtim me ligjin, duke shmangur abstenimet dhe veprimet që, sipas tyre, tejkalojnë kompetencat ligjore dhe praktikën e deritanishme.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img