spot_img
HomeLajmeNë 24 orët e fundit, ngrihen 36 aktakuza kundër...

Në 24 orët e fundit, ngrihen 36 aktakuza kundër 50 personave – ndalohen 11 persona

spot_img

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 36 aktakuza, kundër 50 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

May be an image of text that says "Prokurorite Prokuroria Speciale Prishtine Prizren Pejë Gjilan Aktakuzat personat Gjakove Mitrovice 10-13 Ferizaj 4-4 Total: 7-16 6-7 Ndalimet 4-5 3 3 5-5 36-50 Paraburginet: kerkesnt- personat 6 2 2 1-1 Bastisjet 11 Sekuestrimet 1-1"

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (7) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për kryerjen e veprave te ndryshme penale dhe ka ndaluar dy persona.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale në raste të ndara.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img