Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në selinë e NATO në Bruksel.
Në këtë forum të nivelit të lartë, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutuan zhvillimet e fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë, në dritën e sfidave të vazhdueshme që po përballet vendi.
Takimi u drejtua nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis. Gjatë diskutimeve u rikonfirmua mbështetja e fuqishme dhe e pandërprerë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.
Në margjinat e takimit, Maqedonci zhvilloi takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe homologë nga vendet partnere, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave aktuale të sigurisë.
Kosova vazhdon të mbetet e pozicionuar përkrah partnerëve dhe aleatëve të saj strategjikë, duke riafirmuar përkushtimin për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







