spot_img
HomeLajmeHamza pret në takim ambasadorin gjerman, tregon se çka...

Hamza pret në takim ambasadorin gjerman, tregon se çka biseduan

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në selinë qendrore të PDK-së, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Gjatë takimit, Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img