spot_img
HomeLajmeHoti: Mesazhi që votuesit në këto zgjedhje na kanë...

Hoti: Mesazhi që votuesit në këto zgjedhje na kanë dhënë është shumë i qartë për secilin nga ne

spot_img

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor të 7 qershorit, duke e vlerësuar atë si të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.

Përmes një reagimi publik, Hoti veçoi mbështetjen e 49,957 votuesve të LDK-së, të cilët e votuan për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ky besim për mua është konfirmim dhe mbështetje e qëndrimeve që kam mbajtur në vazhdimësi, që kanë për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave konservatore, demokratike dhe euro-atlantike që përfaqëson LDK-ja”, ka deklaruar ai.

Sipas Hotit, vlerat mbi të cilat është themeluar LDK-ja, nën udhëheqjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, mbeten udhërrëfyes për veprimet e tij politike dhe publike.

Ai theksoi se beson fuqishëm në potencialin politik të LDK-së dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht për aktivizimin e këtij potenciali në interes të Republikës së Kosovës.

Tutje, Hoti ka thënë se mesazhi që është marrë nga votuesit me 7 qershor është shumë i qartë, ndërsa nënvizoi se vlerat e LDK-së nuk maten vetëm me rezultate zgjedhore, por me rolin dhe kontributin e tyre në shoqërinë kosovare.

Postimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img