spot_img
HomeLajmePolicia nis hetimet pas vdekjes së të burgosurit në...

Policia nis hetimet pas vdekjes së të burgosurit në burgun e Dubravës

spot_img

Një rast i hetimit të vdekjes është iniciuar në Burgun e Dubravës më 18 qershor, rreth orës 13:10.

Sipas Policisë, një i burgosur, mashkull kosovar, i cili ishte duke vuajtur dënimin, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas është transferuar në Spitalin e Pejës.

Aty, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Autoritetet janë duke vazhduar procedurat hetimore lidhur me rastin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img