Kampionati Botëror 2026 do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera interesante.
Fillimisht nga ora 18:00, Çekia do të përballet me Afrikën e Jugut, duel ky që shënon tashmë raundin e dytë të grupeve.
Në sfidat e para grupore, të dy skuadrat pësuan humbje. Çekia u mposht 2-1 nga Koreja e Jugut, kurse Afrika e Jugut u mposht 2-0 nga Meksika.
Ndërkohë, dueli tjetër interesant është ai mes Zvicrës dhe Bosne dhe Hercegovinës.
Në duelet e para, të dyja skuadrat u ndanë me barazim me skuadrat respektive. Zvicra barazoi 1-1 me Katarin, ndërsa Bosna gjithashtu barazoi 1-1 me Kanadanë.
Ky duel i përket grupit B, ndërsa ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







