Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Pavijonin D ku janë të vendosura personat me nevoja të veçanta, zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast të vetëvarjes së të burgosurit me inicialet K. N.
Sipas njoftimit, pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë për t’ia ofruar ndihmën e parë, duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin e Pejës.
Megjithatë, përkundër përpjekjeve, i burgosuri ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë:
Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit mjekësor, i burgosuri ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







