spot_img
HomeLajmeKurti: Rezultati i 7 qershorit tregoi që nuk kishim...

Kurti: Rezultati i 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, u rikfonrimuam partia e parë me 53 deputetë

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një video-mesazh pas përfundimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7qershorit.

Kurti është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq ndërsa theksoi se partia e tij u rikonfirmua si partia e parë, me 53 deputetë.

Kurti ka falënderuar qytetarët brenda vendit dhe në mërgatë për besimin e dhënë, si dhe aktivistët dhe vullnetarët e partisë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë”, ka deklaruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.
Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img