spot_img
HomeLajmeParis Guri godet bashkëpartiakët tij: Më të zëshmit bëhen...

Paris Guri godet bashkëpartiakët tij: Më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës

spot_img

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka siguruar zyrtarisht ulëse në Kuvend për legjislaturën e ardhshme, ka goditur disa bashkëpartiakë të tij, që sipas tij, sapo përfundon procesi zgjedhor, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës.

Ky reagim i tij vjen pasi kandidatët si Arben Gashi e Rrezarta Krasniqi, janë shprehur se në LDK duhen reforma, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit të partisë së tyre si të dobët dhe indirekt duke kërkuar përgjegjësi nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

“Nuk i sheh në terren, nuk i sheh në organizim, nuk i sheh në asnjë betejë politike. Përkundrazi, i dëgjoje nëpër qoshe duke folur me më shumë pesimizëm për LDK-në sesa vetë kundërshtarët tanë”, ka shkruar Guri.

Ai tutje është shprehur se kontributi i tyre në betejë, në rastin më të mirë, ka qenë zero, por ambicia për të dhënë leksione pas rezultatit është gjithmonë maksimale.

Postimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img