Dukagjini ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pas shortit të hedhur të mërkurën në Nyon të Zvicrës.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të përballet me skuadrën zvicerane Lugano, një kundërshtar me përvojë të madhe në garat evropiane.
Lugano e ka përfunduar sezonin 2025/26 në vendin e tretë të Superligës së Zvicrës, duke siguruar pjesëmarrjen në garat kontinentale edhe për edicionin e ri.
Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të zhvillohen gjatë muajit korrik, ndërsa Dukagjini do të tentojë të vazhdojë aventurën evropiane përballë një prej skuadrave më të forta që i ra në short.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







