Kursi i Baletit “Fellbach Ballet” do të organizojë një koncert baleti më 19 qershor nga ora 19:00, në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në një mbrëmje të veçantë artistike, ku nxënësit e Fellbach Ballet dhe Passe Ballet do të prezantojnë punën, talentin dhe pasionin e tyre për artin e baletit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se, në këtë koncert do të prezantohen koreografi të ndryshme të baletit klasik dhe modern, të interpretuara nga fëmijët dhe të rinjtë që gjatë vitit kanë punuar me përkushtim dhe dashuri për artin.
“Koreografia dhe përgatitja artistike realizohet nga Prek Memaj dhe Ilirjana Memaj. Ju mirëpresim të ndani me ne emocionet dhe bukurinë e kësaj mbrëmjeje artistike”, përfundon njoftimi.
Njoftimi i plotë:
🩰 KONCERT BALETI 🩰
Ju ftojmë të na bashkoheni në një mbrëmje të veçantë artistike, ku nxënësit e Fellbach Ballet dhe Passe Ballet do të prezantojnë punën, talentin dhe pasionin e tyre për artin e baletit.
📅 Data: 19 Qershor 2026
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Shtëpia e Kulturës “Uke Bytyqi” – Suharekë
Në këtë koncert do të prezantohen koreografi të ndryshme të baletit klasik dhe modern, të interpretuara nga fëmijët dhe të rinjtë që gjatë vitit kanë punuar me përkushtim dhe dashuri për artin.
✨ Koreografia dhe përgatitja artistike realizohet nga Prek Memaj dhe Ilirjana Memaj.
Ju mirëpresim të ndani me ne emocionet dhe bukurinë e kësaj mbrëmjeje artistike.
Mirë se vini!
#KoncertBaleti #FellbachBallet #PasseBallet #Suharekë #Ballet #Dance #Art
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







