Këngëtari i njohur, Yll Limani ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhuroi instrumente dhe drita për Sallën e Koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se shpreson se pas kësaj, do lindin shumë ëndrra e shumë muzikë e bukur, transmeton Hisarionline.net
“Muzika m’ka dhonë shumë gjatë krejt rrugëtimit tem, e sot jom shumë i lumtur që muj me i dhonë diçka mbrapsht”, ka shkruar ai.







