spot_img
HomeArtNga Suhareka në Zvicër, Teuta Jashari realizon ëndrrën artistike...

Nga Suhareka në Zvicër, Teuta Jashari realizon ëndrrën artistike të fëmijërisë

spot_img

Një ëndërr e nisur që në fëmijëri është shndërruar sot në realitet për Teuta Jasharin nga Suhareka, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Me shumë pasion, përkushtim dhe dashuri për artin, ajo ka hapur TeutasKunst – Atelier Kunst & Inspiration, një hapësirë e veçantë kushtuar krijimtarisë, pikturës dhe zhvillimit artistik, raporton Hisarionline.net

Rrugëtimi i saj nisi në vendlindje!

Teuta shkollën fillore e përfundoi në fshatin Bllacë, ndërsa shkollimin e mesëm në Suharekë. Më pas, rrugën e saj akademike dhe profesionale e vazhdoi në Zvicër, ku sot jeton dhe zhvillon veprimtarinë e saj.

Talenti dhe pasioni për artin e kanë shoqëruar që nga fëmijëria. Ajo që dikur ishte një dëshirë dhe ëndërr personale, me kalimin e viteve, punë dhe përkushtim, është kthyer në një atelier ku arti mund të mësohet, praktikohet dhe përjetohet.

TeutasKunst – Atelier Kunst & Inspiration është konceptuar si një hapësirë e hapur për fëmijë, të rinj dhe të rritur, ku pjesëmarrësit mund të vizatojnë, pikturojnë, eksperimentojnë me teknika të ndryshme artistike dhe t’i shndërrojnë idetë e tyre në krijime konkrete.

Përtej një atelieri arti, synimi është krijimi i një ambienti frymëzues ku kreativiteti nxitet dhe secili mund të zbulojë apo zhvillojë potencialin e vet artistik.

Edhe pse rrugëtimi i saj profesional vazhdon në Zvicër, Teuta ruan një lidhje të fortë me vendlindjen. Me mirënjohje ajo kujton familjen, fshatin Bllac dhe Suharekën – vendet ku hodhi hapat e parë të jetës, shkollimit dhe zhvillimit të talentit të saj.

Historia e saj është një shembull se si një pasion i lindur në fëmijëri, i shoqëruar me punë dhe këmbëngulje, mund të shndërrohet në një projekt konkret dhe në një hapësirë ku tashmë mund të frymëzohen edhe të tjerët.

Hapja e TeutasKunst – Atelier Kunst & Inspiration shënon kështu një kapitull të ri në rrugëtimin e saj artistik, duke e kthyer një ëndërr të hershme në një realitet të ndërtuar me talent dhe përkushtim.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img