Kursi Aria do të organizojë një koncert veror, në një mbrëmje siç premtohet e mbushur me muzikë dhe talent, më 18 qershor.
Mbrëmja do të mbahet te Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, me fillim nga ora 20:30.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se fëmijë të të gjitha moshave do të performojnë në këndim dhe piano, ndërsa kjo ngjarje mbështetet nga Komuna e Suahrekës.
Njoftimi i plotë:
🎶 Koncerti Veror i Kursit Aria 🎶
Ju ftojmë të ndani me ne një mbrëmje të mbushur me muzikë dhe talent!
📅 18 Qershor
🕣 Ora 20:30
📍 Shtëpia e Fellbahut, Suharekë
🎤🎹 Fëmijë të të gjitha moshave do të performojnë në këndim dhe piano.
Mbështetur nga Komuna e Suharekës
✨ Ju mirëpresim! ✨
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







