spot_img
HomeLajmeIu bashkua Vjosa Osmanit dhe LDK-së duke u larguar...

Iu bashkua Vjosa Osmanit dhe LDK-së duke u larguar nga GUXO, Jeta Statovci mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

E nga numërimi i deritanishëm del se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i sigurojë 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK 22 , LDK 18 kurse AAK-ja 7.

E nga numërimi i fundit kandidatja që sërish humbi mundësinë që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës është ish-deputetja e Listës Guxo tani mbështetëse e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci.

Me 15.657 vota, Jeta Statovci mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe Statovci doli nga Lista Guxo duke përkrahur Osmanin si prijëse të listës së LDK-së, por në bazë të rezultateve as njëra as tjetra nuk është që sollën ndonjë ndryshim të madh apo rezultat të dukshëm në LDK.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img