spot_img
HomeLajmePo paralajmëronte për mjegull jashtë detyrës, polici në Suharekë...

Po paralajmëronte për mjegull jashtë detyrës, polici në Suharekë sulmohet nga një person – pranon tretman mjekësor

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur në auto-udhë në Suharekë, dje në ora 19:00.

“Auto udhë, Suharekë. Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img