spot_img
HomeEkonomiOda Amerikane: Të mos humbet mundësia për gazin e...

Oda Amerikane: Të mos humbet mundësia për gazin e lëngshëm amerikan

spot_img

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar edhe një herë nga Qeveria në detyrë që ta shqyrtoj vendimin për përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim publik, Oda Amerikane vlerëson se përfshirja në rrjetin e LNG-së amerikane përbën një mundësi strategjike për Kosovën, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me varësi nga termocentralet e vjetruara dhe importet e energjisë elektrike.

Sipas këtij institucioni, diversifikimi i burimeve energjetike dhe forcimi i sigurisë së furnizimit janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin energjetik të vendit.

“Kosova rrezikon të mbetet jashtë një kornize strategjike rajonale që po përcakton gjithnjë e më shumë të ardhmen e sigurisë energjetike dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore”, thuhet në reagimin e Odës Amerikane.

Oda thekson se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në projektet rajonale të LNG-së, të cilat po mbështeten fuqishëm nga SHBA-ja.

Po ashtu, ajo rikujton se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një nga asetet më të rëndësishme të shtetit, duke paralajmëruar se mosmarrja parasysh e prioriteteve strategjike të aleatit kryesor mund të ketë pasoja afatgjata në raportet dypalëshe.

Përmes këtij reagimi, Oda Ekonomike Amerikane u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen në dialog me SHBA-në për këtë çështje, të cilën e konsideron me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img