Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2.178 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 45 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2.178 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 6 persona janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







