Lionel Messi i ka treguar botës edhe një herë pse është lojtari më i mirë ndonjëherë që ka shkelur në fushë futbolli.
38-vjeçari e hapi kampanjën e tij të gjashtë të Botërorit, duke lënë shenjë dhe duke thyer rekorde të tjera.
Ai realizoi hat-trick në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, duke nisur kështu në mënyrën më perfekte edicionin e Kupës së Botës 2026.
Me këto tre gola, Messi është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar një tregolësh në një ndeshje të Kupës së Botës, me 38 vjeç e 357 ditë.
Ai gjithashtu barazoi rekordin e 16-golave të Miroslav Kloses, për më së shumti të shënuara në Kupën e Botës.
Paraqitja e tij e gjashtë në këtë botëror ishte gjithashtu një rekord, si lojtari i parë ndonjëherë që arrin të paraqitet në 6 Botërore të ndryshme.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







