KB Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj KB Vëllaznimit në Gjakovë.
Skuadra suharekase ka triumfuar me rezultat 71-66.
Edhe pse në këtë duel mungoi ylli i skuadrës, Trevon Allen, skuadra e Sarin ia doli sërish të kthehet nga “Shani Nushi” me fitore.
Me këtë fitore, KB Golden Eagle Ylli kërcen aktualisht në pozitën e katërt me 13 pikë, duke arritur fitoren e tretë në kampionat këtë sezon.
/HisariOnline/







