spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet...

Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.

‘‘Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional’’, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.
Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img