spot_img
HomeLajmeHapet aplikimi për ankesa për ata që nuk i...

Hapet aplikimi për ankesa për ata që nuk i morën 100 eurot

spot_img

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se është hapur aplikimi për ankesa për punëtorët e sektorit privat të cilëve iu refuzua kërkesa për mbështetje prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës.

“Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave, duke klikuar KËTU.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img