spot_img
HomeLajmeTragjike: Humb jetën gruaja nga Kosova në rrugën Rrëshen–Reps,...

Tragjike: Humb jetën gruaja nga Kosova në rrugën Rrëshen–Reps, u godit nga automjeti pasi tentoi të kalojë rrugën

spot_img

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Siç raporton Tch, një shtetase nga Kosova, e cila sapo kishte zbritur nga autobusi, ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, kur është goditur për vdekje nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Tiranë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img