Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ditën e sotme për ndërtimin e QKMF-së së re në komunën e Suharekës.
Ministri Vitia ka thënë se ky investim do t’i sjellë Suharekës një QKMF moderne, me kushte më të mira për pacientët dhe për profesionistët shëndetësorë.
Postimi i plotë:
Suhareka me QKMF të re
Pas zotimeve tona, sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, për ndërtimin e QKMF-së së re.
Ky investim, në vlerë prej 4 milionë euro, do t’i sjellë Suharekës një QKMF moderne, me kushte më të mira për pacientët dhe për profesionistët shëndetësorë.
Urime, Suharekë!
Vazhdojmë me investime në kujdesin parësor shëndetësor.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







