Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin e pakove të ardhura nga diaspora.
Deri më tani procesit të vlerësimit i janë nënshtruar mbi 7 mijë pako, ku 7153 janë aprovuar dhe 142 janë refuzuar.
Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM NGA AKTIVITETET NË QENDRËN E NUMËRIMIT DHE REZULTATEVE (QNR)
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përms postës.
Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 10:00) nga pjesa më e madhe e pakove që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë, prej të cilave janë aporvuar 7,153, ndërkaq janë refuzuar 142. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.
Ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







