spot_img
HomeLajmeOsmani: Kompromisi është i domosdoshëm për qeverinë, Kuvendin dhe...

Osmani: Kompromisi është i domosdoshëm për qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit tregojnë qartë se kompromisi mes partive politike do të jetë i domosdoshëm për formimin e institucioneve të reja.

Në një intervistë për CNN, Osmani ka thënë se kompromisi do të nevojitet për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra për të tre institucionet, do të na duhet një kompromis i ri. S’mendoj se kompromisi duhet të shihet si një fjalë e ndyrë, ose diçka negative.  Përkundrazi, kompromisi është vlera më e mirë që mund ta kesh në politikë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se mesazhi i qytetarëve në këto zgjedhje është se nuk ka vend për politikë të përqendruar te një person i vetëm, duke shtuar se forcat politike duhet të bashkëpunojnë për interesin e vendit.

Presidentja ka theksuar se arritja e marrëveshjes politike është urgjente, duke kujtuar se nëse brenda afatit kushtetues nuk zgjidhet presidenti, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Ajo ka shtuar se LDK është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë politike, përveç Listës Serbe, me qëllim të krijimit të institucioneve të reja.

Sipas Osmanit, formimi sa më i shpejtë i institucioneve është i domosdoshëm edhe për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në NATO e Bashkimin Evropian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img