Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj ndodhet në mesin e grave më të votuara deri tani në LDK nga zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor.
Ndërsa numërimi në QKN po vazhdon, deri tani janë numëruar mbi 20 për qind të votave dhe Reshitaj tashmë ndodhet në gjashtëshen e grave më të votuara në këtë parti.
Nga 23.62% të votave të numëruara deri tani, Reshitaj ka arritur të marrë 3,435 vota, duke u ndodhur vetëm prapa Vjosa Osmanit, Doarsa Kica-Xhelilit, Hykmete Bajramit, Janina Ymeri dhe Jehona Lushaku-Sadriut.
Në përgjithësi, Reshitaj ndodhet e 16-ta aktualisht në listë, vend ky që i siguron një mandat tjetër asaj në Kuvendin e Kosovës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







