spot_img
HomeLajmeKryediplomati belg kërkon fundin e ngërçit në Kosovë: Asnjë...

Kryediplomati belg kërkon fundin e ngërçit në Kosovë: Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme, koalicioni i pashmangshëm

spot_img

Belgjika ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për skenën politike në Kosovë. Përmes një reagimi publik në platformën X, zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë belge, Maxime Prevot, u kërkoi liderëve politikë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje dhe të punojnë për tejkalimin e bllokadës politike.

“Kosova votoi. Tani u takon liderëve politikë ta respektojnë këtë zgjedhje duke punuar së bashku dhe duke i dhënë fund bllokadës aktuale politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Ndërtimi i një koalicioni dhe formimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme duhet të jenë prioritet”, shkroi ai.

Prevot theksoi se e ardhmja e Kosovës lidhet ngushtë me avancimin e agjendës evropiane, duke nënvizuar nevojën për riangazhim në dialogun ndërmjet Beograd dhe Prishtinë, si dhe vazhdimin e reformave që do ta afrojnë vendin me Bashkimi Evropian.

“Rruga përpara është e qartë: avancimi në rrugëtimin evropian të Kosovës, riangazhimi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe vazhdimi i reformave që do ta afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Në fund të mesazhit të tij, diplomati belg rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke theksuar se Belgjika mbetet një partnere dhe mbështetëse e palëkundur e perspektivës evropiane të vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img