spot_img
HomeLajmeKërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet...

Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në votim

spot_img

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar gjatë procesit zgjedhor, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale në fshatin Gorazhdevc të komunës së Pejës, ku më pas janë arrestuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Në reagimin e saj, Prokuroria Themelore në Pejë ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e votës së lirë të qytetarëve dhe zbatimin e ligjit ndaj çdo personi që cenon proceset demokratike.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, ndërsa për masën e paraburgimit do të vendosë gjykata kompetente.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img