Ka përfunduar në 100 për qind procesi i numërimit të votave, duke u numëruar gjithsej 726,071 vota nga gjithsej 1,959,962, ose 37.05% e votave të përgjithshme.
Nga rezultatet preliminare, duke mos llogaritur votat e diasporës dhe ato me kusht, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm duke fituar 42.91% të votave, ose 299,152 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.12% dhe 147,220 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58% ose 122,575 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16% (49,917 vota) dhe Srpska Lista me 6.18% (43,071 vota).
Ndërkaq, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka siguruar 0.77% të votave, ose 5,337 vota.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







