Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media tha se Lidhja Demokratike e Kosovës arriti rritjen më të madhe nga subjektet politike në këto zgjedhje.
“Ky rezultat i sotëm është reflektim i një bashkimi të madh njerëzor e politik, rezultat i një fryme të re që e kemi ndërtuar së bashku me Vjosa Osmanin”, tha ai.
“LDK sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka shënuar në këto palë zgjedhje. Me një muaj fushatë në kaq pak kohë, LDK ka kaluar nga 13% në 18%”, tha Abdixhiku.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







