422 mijë e 830 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00 në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel që përbën 21.7 për qind sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kujtojmë se procesi zgjedhor po zhvillohet brenda Kosovës po bëhet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime.
Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë, me 52 vendvotime do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.
Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 2.092.174 qytetarë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







