Banda Frymore e Tiranës do të defilojë në Karnevalin Golden Eagle në Suharekë që mbahet këtë muaj.
Banda Frymore e Tiranës është formacioni muzikor tradicional që çel aktivitetet ceremoniale dhe festat e qytetit. E drejtuar nga dirigjenti Xhumali Muraj, ajo përbëhet nga 40 muzikantë dhe është e njohur si “gëzimi i qytetit” për shkak të notave festive që sjell vende të ndryshme, kryesisht në kryeqytetin shqiptar.
Lajmin për pjesëmarrjen e tyre në Karneval e ka bërë të ditur vet faqja e eventit.
Kujtojmë që Karnavali Golden Eagle organizohet tashmë që 4 vite nga kompania Frutex.
Marrin pjesë grupe të ndryshme artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali I Zi, Turqia, Italia, Spanja, India, Polinezia, Kuba dhe Brazili.
Këtë vit, ngjarja mbahet më 26 dhe 27 qershor.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







