spot_img
HomeLajmeManaj: Mbështetja dhe angazhimi i Istogut dhe Klinës për...

Manaj: Mbështetja dhe angazhimi i Istogut dhe Klinës për LDK-në vazhdon të jetë i palëkundur

spot_img

Kandidati për deputet nga LDK-ja Shkëmb Manaj ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zllakuqanit në Klinë.

Manaj ka theksuar marrëdhëniet e ngushta mes Istogut dhe Klinës, duke i cilësuar këto dy komuna jo vetëm si fqinje, por edhe si hapësira me lidhje të forta historike, miqësore dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, me një vizion të përbashkët për zhvillimin lokal dhe të shtetit të Kosovës.

“Istogu dhe Klina jo vetëm që janë komuna fqinje, por kanë lidhje miqësie, histori të përbashkëta, bashkëpunim reciprok si dhe vizion për zhvillimin e dy komunave tona dhe për shtetin e Kosovës!

Në kuadër të këtij bashkëpunimi patëm një takim të përzemert me qytetarët e Zllakuqanit në Klinë, aty ku LDK ka histori dhe vizion për të ardhmen e Republikës tonë!
Mbështetja dhe angazhimi i tyre për Lidhjen Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë i palëkundur.

Falemnderit Ndrec J. Zefaj për organizimin e këtij takimi! Falemnderit Zllakuqanit dhe fshatrave përrreth për mbështetjen e madhe!

Përherë do të jemi bashkë”, ka shkruar Manaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img