Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhat Ramadani bashkë me kandidatët e tjetër kanë vizituar fshatin Leshan të komunës së Suharekës, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ramadani tha se përkrahja e qytetarëve është motivimi i tij më i madh për të vazhduar me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.
“Mirënjohës për secilin prej jush!Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







