Numri 7 i listës garuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, Albena Reshitaj, ka reaguar pas kërkesës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të bashkëpunojë me SHBA për gazin e lëngshëm amerikan.
Sipas ish-ministres së Mjedisit, projektet e tilla energjetike për Kosovën, sidomos kur shtetit i mundësohet llojllojshmëria e furnizimit me rrymë, nuk duhet lëshuar. Aq më tepër kur vendi edhe sot në vitin 2026 ka probleme me energji, duke importuar me miliona euro.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ftuar sërish dhe konkretisht, t’u bashkohemi projekteve amerikane të gazit natyror, gjë që do të na mundësonte diversifikimin e furnizimit me energji. Na ofruan drejtpërdrejt më shumë siguri energjetike”, ka shkruar Reshitaj.
Sipas deputetes së katër legjislaturave të fundit, bëhet fjalë për aleatin më të madh të Kosovës. Andaj, pyet ajo, si mund ta refuzojmë bashkëpunimin me ata që kanë qenë shtyllë e shtetndërtimit tonë, që janë faktori kyç i ruajtjes së kufijve dhe të Republikës sonë nga çdo rrezik i mundshëm.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







