spot_img
HomeLajmeShkëmb Manaj vizitë në resortin "Onix" në Banjë: Nga...

Shkëmb Manaj vizitë në resortin “Onix” në Banjë: Nga qendrat rehabilituese më të rëndësishme në Evropën Juglindore!

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj ka njoftuar se ka vizituar resortin “Onix” në Banjë, duke e vlerësuar atë si njërën nga qendrat rehabilituese më të rëndësishme në Evropën Juglindore. 

Manaj tha se aty ku udhëheqin gratë, institucionet janë më të suksesshme, siç ishte e suksesshme në përfaqësimin e shtetit edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Postimi i plotë: 

Sot në vizitë në resortin “Onix” në Banjë njërën nga qendrat rehabilituese më të rëndësishme në Evropën Juglindore!

Kjo qendër udhëheqet nga një grua e suksesshme, dr. Hyrije Sahitaj Blakaj, e cila së bashku me stafin profesional bëjnë një punë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve! Aty ku udhëheqin gratë, institucionet janë më të suksesshme, siç ishte e suksesshme në përfaqësimin e shtetit edhe Presidentja Vjosa Osmani!

Një falënderim i veçantë i takon pronarit Xhevdet Shoshi, i cili si afarist është model i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

Qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbështes secilin biznes që ka impakt në zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës sonë!

LDK 113 ✌️
Vjosa 1✅ Lumiri 2✅ Shkëmbi 20✅ Naimi 72✅

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img