Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për përkrahjen e dhënë përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gola kandidon si deputet me numrin 28 në listën e Vetëvendosjes dhe ishte deputet i legjislaturës së fundit në Kuvend.


Gola së fundmi ishte edhe nënkryetar i kuvendit, përpara shpërbërjes së Kuvendit.







