Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr sot shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke sjellë disa përballje tejet interesante.
Dueli kryesor i këtij rrethi do të jetë ai mes Prishtinës dhe Ballkanit, dy skuadrave pretendente për trofe, që pritet të ofrojnë spektakël në kërkim të një vendi në çerekfinale.
Një tjetër ndeshje e zjarrtë pritet në Gjilan, aty ku Drita do të përballet me Llapin, në një sfidë që gjithmonë ka prodhuar emocione dhe rivalitet të madh.
Shorti i plotë i 1/8 së finales është si vijon:
Prishtina – Ballkani
Gjilani – Liria
Feronikeli 74 – Dinamo
Drenica – Ferizaj
Dukagjini – Prishtina e Re
Drita – Llapi
Vushtrria – Vëllaznimi
Trepça ’89 – Malisheva
/HisariOnline/







