spot_img
HomeLajmeMasa të reja kundër ndotjes në Prishtinë: 300 euro...

Masa të reja kundër ndotjes në Prishtinë: 300 euro gjobë dhe detyrim për pastrim

spot_img

Për të parandaluar hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësirat publike, Komuna e Prishtinës ka nisur të zbatojë masa të rrepta ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo individ që kapet duke ndotur hapësirat e qytetit do të gjobitet me 300 euro dhe njëkohësisht do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat që ka hedhur.

Komuna thekson se nuk do të ketë tolerim për ndotësit e mjedisit dhe i fton qytetarët të kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e pastërtisë dhe bukurisë së qytetit.

Autoritetet lokale nënvizojnë se këto masa janë pjesë e përpjekjeve për një ambient më të pastër dhe një Prishtinë më të shëndetshme për të gjithë banorët.

Komunikata e plotë:

🚯 300 EURO GJOBË për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike!
Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura.
❌ Nuk ka tolerim për ndotësit.
🤝 Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër dhe të kujdesemi bashkë për hapësirat tona publike.
🏙️ Prishtina e pastër është përgjegjësi e të gjithëve.
📞Raportoni shkelësit në numrat më poshtë:
0800 12233
0800 12244
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img