Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka theksuar vazhdimin e koalicionit me Partia Guxo edhe në këto zgjedhje.
Kurti ka deklaruar se bashkëpunimi synon ndërtimin e një shteti të drejtë, të zhvilluar dhe demokratik, duke vënë theksin te lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësive, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit dhe investimet në infrastrukturë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e së dielës të mbështesin koalicionin për, siç është shprehur ai, një fitore të re dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







