spot_img
HomeLajmeVritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset...

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit në Shqipëri, ku një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli dhe i plagosur kolegu i tij Edison Adri.

43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve, Bracçellari, ish-ushtarak, nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri, jashtë rrezikut për jetën, i nisur me helikopter drejt Traumës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img