Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dobdërdelan do të bëjë inaugurimin e “Kullës së Lirisë” – një simbol ky i përhershëm i sakrificës, qëndresës dhe vlerave të UÇK-së.
Lidhur me këtë, shoqata ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në këtë ceremoni inauguruese, që përkon edhe në datën e 28-vjetorit të daljes së parë publike të UÇK-së në komunën e Suharekës.
Ngjarja zhvillohet më 5 qershor në Dobërdelan, nga ora 15:00.
“Së bashku nderojmë të kaluarën, për të frymëzuar të ardhmen”, shkruan shoqata.
Postimi i plotë:
Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të “Kullës së Lirisë”, një simbol i përhershëm i sakrificës, qëndresës dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po në këtë ditë kujtojmë 28- Vjetorin e Daljes së parë Publike të UÇK-së në Komunën e Suharekes.
Së bashku nderojmë të kaluarën, për të frymëzuar të ardhmen.
Me respekt:
Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dobërdelan.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







