Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Istogut për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar përkrahjen e tyre si dëshmi të besimit dhe vazhdimësisë së vlerave të Rugovës.
“Faleminderit nga zemra Istog Dy gjëra nuk shterojnë kurrë në Istog: burimet e ujit dhe rugovizmi!”, ka deklaruar Manaj.
Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është mesazh i qartë politik dhe qytetar për drejtimin që dëshirojnë për të ardhmen.
“Istogu foli fuqishëm. Istogu foli drejtë! Krenar që jam përfaqësuesi dhe zëri i juaj në Kuvendin e Republikës”, është shprehur ai.
Manaj ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin me strukturat e LDK-së dhe kandidatët e tjerë në garë, duke përmendur Ilir Feratin dhe Naim Behlulajn, si pjesë e ekipit që po synon përfaqësim të fuqishëm në Kuvend.
“#LDK113 Ilir F. Ferati
Shkëmb Manaj 20
Naim Behlulaj 72
”, ka shkruar ai në fund të mesazhit të tij.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







